Skip to content Skip to footer

Ulliri në Shqipëri

Varieteti i ullirit ndikon në cilësinë dhe sasinë a vajit të ullirit. Mesatarja e përmbajtjes së vajit në frut me pjekuri të plotë, varion nga 10 deri në 25 % të peshës së freskët. Sasia e antioksidantëve natyralë që gjenden në vajin e ullirit është i ndryshëm në varësi të varietetit.

Varietetet më të rëndësishme të kultivuara në Shqipëri janë:

– Kalinjot

– Frantoio

– Kokërmadh i Beratit

– Ulliri i Bardhë i Tiranës

Gjithashtu varitete të tjera të rëndësishme janë: Frëngu, Leccino, i Holli i Himarës, Kotruvsi, Mixani, Nisjoti, etj.

Më shumë se 70% e sipërfaqes së kultivuar me ullinj është e mbjellë me ullinj për vaj ndërsa pjesa tjetër është e mbjellë me ullinj tavoline.